Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, ka marrë surprizën më të veçantë nga një fanse e tij.

Dashuria për muzikën dhe zërin e tij, e shtyu fansen që të bënte një tatuazh. Ky i fundit është krijuar sipas valëve të vokalit të këngëtarit.
Vajza që ka bërë tatuazhin në pjesën e kurrizit, është bazuar te cover-i i performuar nga Flori për këngën “Të dua” të Aurela Gaçes.

I emocionuar dhe i surprizuar, Mumajesi ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet tatuazhi dhe në sfond është cover-i i këngës. “Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup”, shkruan Flori në video.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
