Pak javë më parë qarkulloi në mediat rozë dhe rrjetet sociale se kantautori i njohur Flori Mumajesi ishte në një lidhje me pornostaren me origjinë shqiptare, Alby Rydes.

Gjithashtu u përfol se Alby ishte në pritje të ëmbël dhe se fëmija ishte i këngëtarit të njohur. Lidhur me këto lajme Flori nuk reagoi, duke i lënë të gjithë pa një përgjigje.

Por mbrëmë teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Flori Mumajesi foli publikisht për këtë ngjarje.
“Po e bëra follow e hëngra. Unë e kisha follow, ajo më kishte follow, normalisht mund të kemi komunikuar sepse ajo është shqiptare. Ajo e lindi fëmijën për hesap të vet, por doli që ishte i imi… Unë nuk kisha shkuar as në Amerikë”, u shpreh Flori me shaka.

