Japonia lëshoi fletë-arreste për Carlos Ghosn dhe tre bashkëpunëtorët e tij të akuzuar se e ndihmuan ish-titanin e industrisë së makinave të arratisjen nga vendi.

Prokuroria e Tokios tha në një deklaratë të enjten se Ghosn u largua nga Japonia në mënyrë të paligjshme pa leje nga zyra e imigracionit në 29 dhjetor.
Prokuroria gjithashtu pretendon se tre shtetas të huaj, Michael Taylor, George-Antoine Zayek dhe Peter Maxwell Taylor, ndihmuan Ghosn të udhëtonte nga Tokio në Osaka.
Tre bashkëpunëtorët e fshehën Ghosn në bagazhe dhe e ndihmuan atë të kalonte nëpër zonën e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kansai.
Ghosn më pas u largua nga Japonia në një avion privat, sipas Prokurorisë së Tokios, dhe më vonë u largua për në Liban.
Urdhrat e arrestimit u lëshuan për shkelje të ligjit japonez të imigracionit dhe shkelje të ligjit penal për fshehje të kriminelëve.
Ghosn u arrestua për herë të parë në Japoni në nëntor 2018 me akuzën për sjellje të keqe financiare dhe abuzim me pozitën e tij ndërsa ishte kryetar Nissan.
Ai u lirua me kusht në prill 2019, në kushte të rrepta sigurie.
Prokuroria e Tokios nuk bëri të ditur kombësitë e tre personave të dyshuar ndërsa mediat Wall Street Journal dhe Bloomberg, Taylor është një ish-anëtar i forcave të armatosura të Green Beret në SHBA dhe ekspert i sigurisë private dhe Zayek po ashtu një ekspert i sigurisë private me origjinë nga Libaneze.
© Panoramaplus.al

