28 Korrik, 2022

“Flasim për të kaluarën”/ Butrint Imerin ‘nuk i ndahet’ Kiara Titos, ja thumbimi i fundit që i bëri moderatorja


Edhe pse Kiara Titos i ka ardhur në majë të hundës me historinë e Butrint Imerit dhe shpreson që të mos e pyesin më për të, diçka e tillë ka gjasa mos të ndodhë dhe për shumë kohë.

Moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku është pyetur nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar. Dhe ajo ka shfrytëzuar rastin për tu hedhur nga një thumb dy ish-të dashurve të saj(pasi ajo vetë ka deklaruar se ka patur vetëm dy partnerë, një prej tyre Butrinti).

“Flasim për të kaluarën”- shkruan ajo duke vendosur emojin e një gishti që thotë se ‘Jo’.

Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.

Megjithatë, provat ishin të pakontestueshme. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka amrrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

© Panoramaplus.al