25 Janar, 2019

Fjoralba Ponari është sozi e aktores tuaj të preferuar turke (FOTO)


Moderatorja Fjoralba Ponari është një ndër personazhet më të dashur për publikun dhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale.

Ajo shpeshherë vendos që të bashkëbisedojë me fansat e saj, të cilët janë të interesuar të dinë ndonjë detaj nga jeta e saj profesionale dhe ajo private.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ku u ka kërkuar ndjekësve të saj të shumtë që t’i bëjnë ndonjë pyetje.

Gjatë këtij bashkëbisedimi me fansat, njëra i ka vënë asaj në dukje ngjashmërinë e madhe me aktoren e famshme turke, Elçin Sangu, e cila në vendin tonë njihet nga roli i “Defnes” në “Dashuri me qira”.

“E di që i ngjan shumë aktores turke Elçin Sangu?”, i shkruan ndjekësja, të cilës Fjoralba i përgjigjet: “Ma kanë thënë shumë, duke filluar nga ime motër”. Ju si thoni, ngjan Fjoralba me Elçin?

Panorama Plus

© Panoramaplus.al