Fjolla Morina e njohur si këngëtare e muzikës pop ishte titull i shumë mediave rozë kohës së fundit kjo pasi Fjolla u shfaq në një video “live” ku bëri akuza të ashpëra për disa nga emra të njohur të skenës shqiptare.
Por duket se të gjitha kanë kaluar dhe ”ilaçi” i saj ka qenë jeta sentimentale e këngëtares nga Kosova.
Ajo postoi një video ku shfaqej e ulur në prehërin e një mashkulli, duke e përqafuar e më pas puthur, teksa duket mjaft e lumtur.

© Panoramaplus.al

