12 Tetor, 2022

Fjolla Morina në gjendje të rënduar shëndetësore, ish- partneri i këngëtares konfirmon romancën e re


Shëndeti i Fjolla Morinës duket se është përkeqsuar koheve të fundit.

Këngëtarja publikoi ditën e djeshme një foto nga spitali me mbishkrimin “Jam sëmurë”. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi edhe më herët Fjolla ka postuar foto nga dhoma e spitalit.

E ndërkohë që nuk dihet ende se cili është problemi shëndetësor i këngëtares, nga ana tjetër ish-partneri i saj, Fisnik Syla duket se ka nisur një romancë të re.

Biznesmeni ka treguar për ‘Indeksonline’ se vajza me të cilën është në një lidhje, është një figurë e njohur për publikun shqiptar.

“Është një vajzë e shoëbizit por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë”- u shpreh ai.

Martesa dhe më pas ndarja e saj me Fisnik Sylën, ka bërë bujë të madhe në rrjet.Ndonëse ish-partneri i saj nuk ka hezituar të flas mbi ndarjen me këngëtaren, kjo e fundit ka zgjedhur të hesht. Deri më tani të paktën! E ftuar në emisionin “Liberto”, Fjolla Morina ka thyer heshtjen duke u shprehur se martesën me biznesmenin e konsideron pa frikë si gabimin më të madh në jetë.

 

© Panoramaplus.al