4 Korrik, 2019

Fituesja e “Big Brother 4” pranon operacionet plastike, ja ndryshimi që ka bërë në trup


Fituesja e “Big Brother 4”, Ermela Mezuraj do të jetë e ftuara e radhës në emisionin “Doktor plastik”. Për herë të parë një personazh i njohur tregon hapat e një ndërhyrjeje për një operacion plastik.

“Në ‘Doktor Plastik’ jam për të bërë një zmadhim të gjoksit, me dëshirën time më të madhe dhe me vullnet të plotë. Kam dëshiruar gjithmonë që ta kisha më të madh, por mami më thoshte se nëse haja dhe shëndoshesha do të më rritej vetë gjoksi”, shprehet Ermela në promon e emisionit.

Edhe pse Ermela është përfolur shpesh në media për ndërhyrje estetike në fytyrë, ajo nuk i ka pranuar, duke thënë se ndryshimet kanë ardhur me kohën dhe nuk i ka ardhur akoma mosha për të bërë ndërhyrje.

 

© Panoramaplus.al