8 Maj, 2024

“Fituesi është…”/ Nominim i fortë, kush është banori që u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”?


Shkëlqim Bega u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, pas një nominimi të fortë me të gjithë konkurrentët e reality show, duke përjashtuar Romeo Veshaj i cili është finalisti i parë i këtij sezoni. 

Pas daljes nga shtëpia, Çimi u vu përballë disa pyetjeve nga moderatori Ledion Liço dhe opinionistët e “BBV” Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

“Kush ishte më ‘fake’”? – e pyeti Ledioni, ndërsa ish-banori u shpreh: “Kishte një orar, pasi pinin kafen ishin të gjithë ‘fake’”.

“Unë e kam parë që nuk kam qenë një rrezik për banorët, prandaj edhe unë e dija që ccfarë do të bëj në kokën time. Isha thjeshtë duke shijuar, duke njohur njerëz të tjerë nga afër, një shoqëri të re, një eksperiencë e re. Edhe unë nëse do të kisha hyrë më herët do të kisha dhënë më shumë për veten time.”– tha boksieri.

E teksa Arbri e pyeti se kush mendon që do ta fitojë “BBV”, Shkëlqimi u shpreh se si fitues shikon Meriton Mjekiqin, por nuk përjashton as Romeo Veshaj.

“Bigun kam shumë qef që ta fitojë shoku im i boksit Meritoni, por nuk mund ta ndajë as Romeon”– tha Çimi.

© Panoramaplus.al