Në dhjetor të vitit të kaluar, Eni Jani dhe Genc Fuga, rrëmbyen kupën e spektaklit të kërcimit “Dance with mw”.
Së fundmi ata ishin të ftuar në emisionin “Trokit”, ku folën edhe për pjesëmarrjen e tyre në këtë spektakël.

Çifti u shpreh se edhe pse u shpallën fitues, nuk patën një shpërblim monetar.
“Asnjëherë nuk është thënë që në fund të garës, fituesi do të marrë lekë. Ne kemi marrë 1 milionë lekë të vjetra sa herë kemi fituar kupën”, u shpreh Eni.

Kujtojmë se dyshja e njohur fitoi katër kupa gjatë kompeticionit pra arritën të siguronin 4 milionë lekë të vjetra.
“E kam shijuar dhe jam kënaqur jashtë mase atë periudhë sidomos periudhën e provave, sepse mua më pëlqen shumë kërcimi, por nuk është thënë kurrë që ka një x shifër për fituesin. Nuk më duket e drejtë fare, madje e kam kundërshtuar. Por kemi rënë dakord me ato kushte, sepse këtë gjë nuk e morëm vesh rrugës, për të qenë të drejtë. Hymë për ta shijuar”.

