Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga fitorja e Ilirit në Big Brother, kanë nisur kontestimet e para.

Veç fansave të Donaldit, që janë shfaqur në rrjetet sociale të pakënaqur me fituesin, një reagim ka patur edhe Flaka Krelani. Këngëtarja ishte përballë Lori Hoxhës në “Dancing with the Stars”, vite më parë dhe ishte Iliri ai që id ha fitoren producentes.

Duket se këngëtarja kosovare i është rikthyer këtij spektakli, duke ironizuar kështu si balerinin, ashtu edhe Lorin. “Si thuhet shqip kthema borxhin”, ka shkruar motra e Flakës, status që edhe vetë artisja e ka shpërndarë. Që me hyrjen e balerinit në këtë reality show, publikut shqiptar iu rikthye në memorie “Dancing With The Stars 4” ku Lori mori çmimin e parë të cilën ia dha kryetari i jurisë, pikërisht Ilir Shaqiri.
Kjo fitore u diskuta gjerësisht shumë dhe u gjykua nga një pjesë e mirë si e pa merituar për Lorin e cila ishte ne finale përballë Flaka Krelanit e cila ishte një konkurente shumë e fortë.
© Panoramaplus.al

