17 Nëntor, 2021

Fiton mbi 140 mijë dollarë në minutë, por ja sa para dhuroi Jeff Bezos për bamirësi


Jeff Bezos është bërë temë diskutimi së fundmi, pasi dhuroi 500,000 dollarë për bamirësi. Themeluesi i “Amazon” dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, shkuan në “Pacific Design Center” (qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj.), për një event bamirësie.

jeff bezos

Por shuma që ai vendosi të dhuronte nuk u mirëprit nga të pranishmit, sipas “Page Six”.

Të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka. Por nuk e bëri. Pastaj dikush dhuroi një milion dollarë. Dhe më pas, pak më vonë, Bezos dhuroi 500,000 dollarë.”,- tha një burim i brendshëm për njeriun e dytë më të pasur në botë.

Nëse dikush tjetër mund të dhurojë një milion, Jeff Bezos mund të dhurojë më shumë se një milion,”- thanë të pranishmit.

jeff bezos (7)

Mund t’ju duket një reagim i pahijshëm, duke pasur parasysh se ai humbi gjysmë milioni, por  Bezos fiton rreth 142,667 dollarë në minutë.

Në event u nderua Vanessa Bryant me çmimin “Giving Tree” për mbështetjen e saj të gjatë në bamirësi. Ajo nderoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe, i cili gjithashtu ka qenë një dashamirës i organizatës.

jeff bezos (2) jeff bezos jeff bezos (4)

© Panoramaplus.al