1 Tetor, 2019

Fitoi festivalin në Rusi. Por a e dini sa u pagua u pagua Inis Neziri?


Ajo mahniti jurinë e “New Wave Festival 2019” me zërin e saj brilant. Inis Neziri ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë festival dhe u vlerësua e u prit me duartrokitje.

E ftuar në ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja e talentuar rrëfeu se ishte fituesja e këtij festivali dhe gjithashtu sa u pagua. Inisi tha se kishte marrë 50 mijë euro.

“Rusët nuk janë zemërgjerë, por vlerësojnë artistët”– u shpreh ajo.

Inis Neziri spikati për herë të parë në edicionin e pestë të ‘Gjeniut të vogël’ dhe gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në ‘Festivalin e Këngës në RTSH’.

© Panoramaplus.al