Roman Reigns është nën monitorimin e mjekëve për koronavirusin, pas fitoi dy herë betejën e tij me leuceminë.

Ylli i WWE tronditi botën e mundjes kur u detyrua të largohej nga ringu për katër muaj në tetor 2018 për të luftuar për herë të dytë me kancerin.
Por pavarësisht se fitoi betejën me sëmundjen, sistemi imunitar i Reigns, emri i vërtetë i të cilit është Joe Anoa’l, është shumë i dobët.
Ndaj ai po mbahet nën kujdesin e mjekëve të WWE.
“Janë disa mjekë që po monitorojnë shëndetin e Roman Reigns por ai ka një sistem të dobët imunitar për shkak të leucemisë. Ai e mundi atë. Mund të kthehet ose të mos kthehet. Leucemia është një nga ato gjëra që mund të kthehen,”- tha gazetari i wrestling, Dave Meltzer.
Reigns nuk ka simptoma të koronavirusit, por virusi vdekjeprurës ka tendencë të prekë ata që kanë sistem imunitar të dobët.
© Panoramaplus.al
