10 Shkurt, 2020

Fitoi çmim në Oskar por veprimi i regjisorit bëhet viral, kapet mat duke fshehur statujën poshtë karriges


Taika Waititi është i pari indigjen që fitoi një Oskar duke hyrë në histori.

44-vjeçari i fisit Māori mori në shtëpi çmimin për “Best adapted screenplay” në 92-vjetorin e Akademisë për satirën e tij naziste “Jojo Rabbit”.

Waititi shkroi filmin, ishte regjisor i tij si edhe aktroi në “Jojo Rabbit”.

“Ua kushtoj fëmijëve indigjen në botë që duan artin dhe kërcimin,”- tha ai pasi pranoi çmimin.

Por pasi u ul në karrige një veprim i regjisorit është bërë viral ne mediat sociale.

Ai u filmua në kamera duke fshehur trofeun e Oskar nën karrigen e një gruaje që ishte ulur para tij.

Ishte aktorja Brie Larson që kapi momentin  dhe e publikoi videon në rrjetin e saj social Instagram.

 

 

© Panoramaplus.al