Një ditë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP duke fituar edhe 100 mijë euro, balerini Ilir Shaqiri ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen që i dhanë. Ai ka publikuar momentin, kur emri i tij u shqiptua se ka fituar çmimin e madh, ndërsa thekson se kurrë më parë nuk e kishte provuar këtë emocion kaq të fortë.
Teksa jep falënderimet nga zemra, Ilir Shaqiri shkruan se “jemi 1 dhe do festojmë shumë suksese të tjera bashkë”.
“Kurre me pare nuk kisha provuar kaq shume emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja ? Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke . Faleminderit nga zemra”, shkruan Iliri.
Por në këtë reagim të parë, balerini nuk ka përmendur fare rivalin e tij, Donald Veshaj, i cili pasi e uroi për fitoren e ftoi që t’i bashkohet nismës për të ndërtuar 4 shtëpi, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri.
“Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshin do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur.
Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, thotë Donald Veshaj.
© Panoramaplus.al
