30 Janar, 2022

“Filoqyl”/ Donaldi bën tatuazhin që i premtoi Fifit dhe zbulon se cili është kuptimi i saj


Donald Veshaj dhe Fifi kanë treguar se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, kanë pasur një shoqëri shumë të mirë me njëri- tjetrin. Pas largimit të këngëtares nga shtëpia, ajo bëri një tatuazh me fjalën “Filoqyl” të cilën ia dedikoi mikut të saj.Natën e Krishtlindjeve gjatë spektaklit të “Prime”-it, Fifi i tregoi aktorit të humorit se e kishte bërë tatuazhin e tyre dhe kjo gjë e lumturoi shumë Donaldin ku i premtoi se do ta bëjë dhe ai një të tillë sapo të dalë.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe aktori i humorit ku brenda shtëpisë, banorëve iu dha mundësia të bënin një tatuazh. Ai shkroi fjalën “Filoqyl” në dorën e tij dhe tregoi se kjo fjalë nënkupton personat të cilët e duan shiun.

 

© Panoramaplus.al