Shota Baraliu është një ndër personazhet që ka tërhequr vëmendjen e publikut brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Së fundmi, këngëtarja është përlotur gjatë rrëfimit për të atin e saj teksa po bisedonte me Lugatin ose ndryshe Gjon Karrica, Vivienin dhe Getinjon.

Gjatë rrëfimit aktorja ka treguar momentin kur vëllai i saj e ka telefonuar dhe i ka treguar se kanë humbur të atin.
“Kam qenë në hotel duke pushuar. Vëllai më telefonoi dhe më tha direkt që ka vdekur babai. Fillova të qaj e të bërtas saqë e ngrita gjithë hotelin në këmbë”, theksoi ndër të tjera Shota.


