31 Janar, 2020

“Fillova të dridhesha dhe të qaja”, Demi Lovato tregon momentin kur u tregoi prindërve se tërhiqej nga femrat: Ishte kaq …


Demi Lovato u përball me një moment emocional kur u tregoi prindërve të saj se i pëlqejnë femrat.

demi-lovato

Këngëtarja foli hapur këtë javë për momentin kur u tha prindërve në vitin 2017 se ndoshta mund të përfundonte me ndonjë grua.

Lovato foli për jetën e saj të dashurisë në një intervistë për  Andy Cohen në emisionin e tij “Radio Andy” SiriusXM.

“Ishte me të vërtetë emocionuese, por me të vërtetë e bukur,”- tha këngëtarja. “Pasi gjithçka u bë, fillova të dridhesha dhe të qaja. Thjesht isha shumë e emocionuar.”

Lovato u shpreh se prindërit e saj pas bisedës ishin jashtëzakonisht mbështetës.

“Babi më tha ‘Po, padyshim’. Ndërsa unë i thashë ‘Në rregull’. Mami ishte shumë nervoze por u shpreh se dëshironte vetëm të ishte e lumtur,”- tregoi këngëtarja. “Ishte kaq e bukur dhe mahnitëse. U thashë se isha shumë mirënjohëse.”

Sa i përket krijimit të një familje, Lovato nuk është ende mjaft e sigurt.

“Nuk e di si duket e ardhmja ime,”- vazhdoi ajo. “Nuk e di nëse do të kem fëmijë këtë vit apo në 10 vite. Nuk e di nëse do ta bëj atë me një partner apo pa një të tillë.”

Lovato u rikthye së fundmi në Grammy Awards, më shumë se një vit pas mbidozës së drogës, me një performancë të këngës së saj të re “Anyone”.

Demi Lovato4Demi Lovato1demi-lovato-house-ppdemi lovato1demi lova

Demi Lovato
Demi Lovato

© Panoramaplus.al