Reperi Fero duket se ka kaluar kohë me vajzën e tij me të cilën ka zgjedhur të ndajë edhe një foto.
Në foton e postuar shihet Nina që po kryen ritualin fetar të faljes.
Kujtojmë që pas daljes nga paraburgimi reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjoj.
Reagimi vjen pasi, Fero u akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

© Panoramaplus.al

