28 Shkurt, 2022

“Fillimisht fola me babin”/ Sarah Berisha flet rreth ftesës për të qenë moderatore e emisionit të humorit, ja çfarë i tha Dj PM


Blogerja Sarah Berisha mori famë me pjesëmarrjen e saj në Big Brother Vip dhe tani do e shohim si prezantuese në emisionin e humorit ‘Kosherja’. Ish-banorja ka treguar së fundmi detaje rreth eksperiencës së saj të re dhe mendimin e të dashurit të saj, Dj PM, për eksperiecën në televizion.

 

Duke folur në një intervistë për “Abc News”, blogerja rrëfeu momentin kur ka marrë ftesën duke shtuar se nuk e priste që t’i bëhej një propozim i tillë.

“Ditën që më morën në tëlefon po bëja dush edhe e hapa telefonin sepse mendova se ishte posta. Thotë tha jam Nada, skenaristja e ‘Kosheres’, mendova se po bëja ndonjë personazh siç ftojnë zakonisht. Më thotë doja të bëja një propozim për pjesën moderimin e spektaklit dhe në fillim mbeta. Unë e kam pasur shumë qejf moderimin dhe kjo është eksperienca e parë nuk kam punuar asnjë herë në këtë fushë. Bëmë një takim bashkë me profesorin me Nadën, më prezantuan  të gjithë gjënë, fola fillimisht edhe me babin”, tregoi Sarah.

Ndër të tjera ajo u pyet edhe për reagimin e të  dashurit të saj, me të cilin krijoi një romancë brenda BBV.

“PM ishte shumë ok e vetmja gjë që më tha ti e di më mirë shiko gjërat e tua dhe për çfarëdolloj gjëje mua më ke në krah”, tha blogerja.

Sarah Berisha tregoi edhe se si i ka pritur komentet negative në lidhje me eksperiencën e saj të re dhe komunikimin që ka pasur me moderatorin dhe aktorin Bes Kallaku.

“Reagimet kanë qenë pozitive, kishte dhe negative por kanë qenë shumë pak. Por mendoj që është mirë që janë sepse do ju tregoj atyre njerëzve që unë mund ta bëj edhe këtë gjë. Unë jam rritur me humorin e Besit, por mezi po e pres kur të vijë., E di që është njeri me shumë energji pozitive. Kam komunikuar vetëm një mesazh ku më ka uruar mirëseardhjen.”, rrëfeu ajo.

 

 

© Panoramaplus.al