24 Qershor, 2020

Fiksimi i dhunshëm i Fjoralba Ponarit, moderatorja rrëfen si ngacmonte djalin që i pëlqente: I gjuaja me …


Fjoralba Ponari prej vitesh është në një lidhje edhe pse identitetin e partnerit të saj ka vendosur ta mbajë sekret.

Megjithatë, moderatorja nuk e ka aspak problem të flasë për meshkujt që ka pëlqyer në të kaluarën.

Në një mini-intervistë që zhvilloi me ndjekësit e saj në Instagram ku i pyeti sesi u njohën me partnerët e tyre, ajo rrëfeu një nga historitë e saj.

Fjoralba tregoi për fiksimin e saj në gjimnaz dhe për t’i rënë në sy i zinte derën e klasës dhe i gjuante me sup.

Por moderatorja nuk zbuloi nëse historia mes tyre mbeti me kaq apo u kthye në një lidhje, duke e quajtur një ‘fiksim të dhunshëm”.

“Unë e kam pasur në orën e frengjishtes që shkëmbeheshin klasat këtë skenën… E shihja nga larg, I zija derën dhe ‘padashje’ e gjuaja me sup. Fiksim i dhunshëm,”– shkroi Fjoralba.

Pak ditë më parë mes lotësh, ajo rrëfeu sesi është sulmuar me thikë disa vite më parë nga një person i panjohur.

Ndërsa fliste për rastet e abuzimeve, Fjoralba shpërtheu në lot në emisionin “Wake Up” dhe u shpreh se ishte me fat që nuk pati fund tragjik si shumë viktima.

Ajo tha se ishte dy zotërinj që i erdhën në ndihmë në momentin që ndodhi sulmi.

“Kjo kauzë më ka prekur në nivel personal. Në të kaluarën kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht (qan). Për fatin tim të mirë nuk kam pasur fund tragjik si shumë viktima. Isha në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike. Ka qenë mesi i ditës, ora rreth 12:00. Fati im i madh që aty u gjendën dy zotërinj që arritën ta kuptonin situatën nga larg dhe ndërhynë,”– tregoi moderatorja mes lotësh.

Fjoralba rrëfeu se agresori i saj ishte në gjendje të dehur dhe kjo ndihmoi në menaxhimin e situatës.

Moderatorja u shpreh se nuk arriti ta denoncojë pasi ishte me kapele dhe në kamera nuk dukej pasi ishte larg.

“Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe kjo ndihmoi deri diku nën menaxhimin e situatës. As s’dua ta mendoj sesi do kishte përfunduar. Kërkova që të hapeshin kamerat, por agresori im ishte me kapele dhe larg ndaj ishte e pamundur të bëja një denoncim sepse ishte si të denoncoja një fantazmë,”– tha ajo.

Fjoralba tregoi se për muaj të tërë ka parë ëndrra me makthe dhe ndiente sikur do sulmohej gjatë gjithë kohës. Ajo u shpreh se filloi kurs ku mësoi si të vetëmbrohej.

“Me muaj tërë ëndrra me makthe, gjatë gjithë kohës ndjeja sikur do sulmohesha. Pjesa më e vështirë është që në momentin kur të marrin vullnetin. Nëse ka një moment kur jam ndjerë ë pavlerë ishte pikërisht ky moment pasi nuk mundesha të mbroja veten. Traumë psikologjike dhe gjëja që bën është të fajësosh veten. Fakti që ndihesha e pafuqishme fizikisht për të reaguar më bëri të ndihesha fajtore. 3-4 muaj pas ngjarjes iu riktheva normalitetit. Fillova të merresha me artin e vetëmbrojtjes sepse nuk doja të gjendesha në të njëjtën situatë. Një njeri që ka problem do të sulmojë, s’ka nevojë për vend e arsye. Problematika e këtij fenomeni fillon që në familje,”- u shpreh Fjoralba.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al