3 Korrik, 2022

Fifi uron partnerin për ditëlindje me videon intime nga shtrati: Do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër


Pavarësisht kritikave a polemikave të shumta të shkaktuara së fundmi, Fifi nuk ka ndërmend t’i ndalojë postimet intime me të dashurin e saj Adis Patushi.

Ky i fundit feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë dy dedikime shumë romantike në rrjetet sociale. Ajo ka postuar fillimisht një video në Instagram, ku shihet duke interpretuar këngën e ditëlindjes në dhomën e gjumit të zbukuruar me tullumbaca. Teksa i afrohet me tortë në dorë, Fifi i dhuron një puthje pasionante në buzë.

“Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”, -shkruan ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Më pas ajo postoi një tjetër foto ku çifti pozojnë së bashku për një selfie duke shkruar: “Të gjithë botën e kthej përmbys për ty, gëzuar dashuri”.

Ndërkohë Adisi i shkruan në seksionin e komenteve: ‘Ti je mrekullia ime e jetës, e unë për ty malet kam me i ça…! Ti je jeta ime e mbetur, ti je Magjia ime e gjetur!! Faleminderit E imja jetë.“

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

© Panoramaplus.al