Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) ka ururar babain e saj Avni Raçi për ditëlindje, teksa ka ripostuar një moment nga takimi i tyre në “Big Brother Vip.”

Në postimin e saj Fifi shkruan se i ati i saj është njeriu që e ka mësuar të kërkojë falje dhe që e ka bërë të pendohet e të ulë kokën kur e ka gabim. Gjithashtu këngëtarja shton se i ati i sa është “arsyeja pse ajo respekton meshkujt.”
“Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem, i vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ul kokën kur e menderos.
Urime o njeriu më i drejtë në botë. Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt. Të dua Avni Raçi deri sa të vdes”, shkruan Fifi krahas videos ku i ati e surprizoi në “Big Brother”.

Babai i Fifit, një intelektual në Kosovë, u bë i njohur për publikun pasi ishte ai që e surprizoi të bijën, mes familjarëve, duke i shkuar në shtëpi kur ajo ishte ende brenda BBV.
Megjithë takimin emocionues për të, ai i tërhoqi edhe veshin së bijës, duke thënë se ajo ka hyrë në gjynah lidhur me sjelljet që kishte bërë.
“Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë t’u shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lekë prej vorrit vetëm që atyre mos t’u mungonte gjë. U ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta”, tregoi ajo për babain.
Kurse babai gjatë takimit që zhvilluan i tha: “Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjellë mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten”.
Por Fifi mes lotësh i tha: “M’u nuk më ka kurrkush falje. Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë vështirë m’u përshtat bab”. Artistja i premtoi të atit se do të sillej mirë më tej, por situatat u ngatërruan sërish dhe ajo është e para banore që largohet me vendimin e saj dhe jo të votave të publikut.
© Panoramaplus.al
