Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Fifi ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Akoma”.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, e madje edhe kolegët e saj e kanë mbështetur në këtë projekt.
Kanë qenë të shumtë artistët shqiptarë që kanë publikuar në profilin e tyre në “Instagram”, pjesë nga kënga “Akoma” duke i uruar suksesshme të mëtejshme Fifit.

Një ndër to është edhe diva e muzikës shqiptare, Adelina Tahiri. Kjo e fundit ka publikuar në “Instastory” një pjesë të klipit e në të shkruan: “Kjo, mbani mend emrin e saj”.

Me këtë postim, Aldeina lë të kuptohet se suksesi i Fifit është i garantuar.
© Panoramaplus.al
