5 Shtator, 2019

Fifi poston fotot e fëmijërisë dhe bën urimin më të bukur për ditëlindjen e babait


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi, i ka emocionuar të gjithë sot, teksa ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”.

Për të uruar babanë e saj me rastin e ditëlindjes, Fifi ka zgjedhur mënyrën më të bukur, duke publikuar disa fotografi të vjetra me të.

Në imazhet ku këngëtarja shfaqet shumë e vogël, Fifi i dedikon babait edhe fjalët më të ëmbla. “Babalushi jem ❤️ Mbreti i zemrës tem. GEZUAR Ditëlindjen. Të do e vogla jote deri në pafundësi”, uron këngëtarja të atin.

 

View this post on Instagram

 

Babalushi jem ❤️ Mbreti i zemres tem GEZUAR Ditlindjen ? te do e vogla jote deri pafundesi @avni.raci

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on


Në fotot e publikuara, Fifi shfaqet në moshë të vogël, kur babai e mbante ende në krah.

© Panoramaplus.al