27 Shkurt, 2022

Fifi poston foton me Donaldin, por vëmendjen e mori deklarata e saj: Ne jemi kryefjala


Fifi ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një foto me Donaldin por vëmendjen e morën fjalët e shkruara poshtë saj.

“Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë ëëë”, shkroi këngëtarja duke iu paraprirë komenteve që do “e akuzonin” për mendjemadhësi.

Krah shumë komenteve që bien dakord dhe të tjerë që kundërshtojnë, bie në sy Donaldi, i cili ka komentuar “O shpirti im. Te dua”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Vlen të theksohet se Fifi dhe Donaldi janë dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Fifi është përfolur shumë për raportin që krijoi me Granitin dhe me debatet e forta me banorë si Semi, Arditi, Iliri etj. Shumë e bujshme ishtee dhe dalja e papritur e saj. Pas një episodit të pakëndshëm kur humbi ndjenjat gjatë transmetimit live të spektaklit ditën tjetër ajo ndërpreu rrugëtimin.

Më pas, Fifi publikoi këngën “Diell” që shkroi në “Big Brother VIP” dhe që tërhoqi edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për tu përballur me banorët dhe më pas për të surprizuar Monikën dhe së fundmi për raportin me Adis Patushin.

Sakaq, Donaldi prej javësh ka qenë kryefjalë e mediave sociale ku është komentuar shumë trekëndëshi i dashurisë mes tij, Borës dhe Beatrix, dhe sigurisht shumë ndodhive të tjera në “Big Brother VIP”. Pas daljes ai u përfol se është përplasur me produksionin, gjë që u hodh poshtë nga të dyja palët si dhe për ndarjen nga Beatrix.

© Panoramaplus.al