5 Mars, 2019

Fifi ka një lajm të hidhur për fansat e saj në Londër: Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që…


Fifi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka fituar zemrën e publikut me muzikën e saj, por edhe me karakterin e saj spontan.

Por së fundmi ajo ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë fansat e saj që ndodhen në Londër. Fifi ka zbuluar se e ka të pamundur që të performojë atje me datën 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Këngëtarja ka bërë të ditur edhe arsyen, duke zbuluar se viza i është refuzuar dhe nuk mund të shkojë në Londër.

“Shqiptarët e mi të dashtun në Londër. Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që me 8 mars nuk do jem në Londër. Fatkeqësisht viza ime është refuzuar dhe unë nuk mund të vij këtë herë. Më vjen keq femra të bukura. Gjithsesi atje do jenë Sinan Hoxha bashkë me Artjola Toskën e do kaloni natën flakë fare”, shkruan Fifi në postimin e saj në “Instastory”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al