Pas performancës së këngës “Larg u Largova” ku Fifi performoi me Flori Mumajesin, ajo bëri një suprizë në skenën e Fest 61 duke bërë publike për herë të parë një lajm shumë të bukur siç është shtatzënia me partnerin e saj Adis Patushin.

Fifi shtoi se po përjeton emocione të dyfishta sepse përveç shtatzënisë është e lumtur që merr pjesë në këtë festival.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

“Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, shtoi ajo.
© Panoramaplus.al
