Dita e sotme është shumë e veçantë për Kiara Titon, pasi vëllai i saj Ryan feston 12 vjetorin e lindjes.

Ai është surprizuar nga moderatorja në mesnatë, e cila ka publikuar dhe një foto ku dyshja shfaqen të përqafuar, teksa krahas imazhit Kiara shkruan urimin e ëmbël për vëllain e saj:
“Ti je një nga gjërat më të bukura të jetës time dhe jam shumë me fat që të thërras ty vëlla. Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme”.

Sakaq nuk kishte si të mungonte dhe urimi i Luiz Ejllit për kunatin e tij të vogël. Këngëtari ka publikuar në Insta Story një foto të tortës ku krahas saj shkruan:
“Edhe 100 Ryan Tito”.

Kujtojmë se Luizi ka treguar se ka një raport goxha të mirë më vëllain e moderatores, i cili është shprehur se do të jetë gjithmonë më këngëtarin.


