5 Korrik, 2023

Festojnë 21-vjetorin e martesës/ Julia Roberts publikon foton romantike krah partnerit të saj


Aktorja e njohur Julia Roberts dhe bashkëshorti i saj Danny Moder festojnë sot 21-vjetorin e e tyre të martesës.

Në këtë ditë të veçantë 55-vjeçarja postoi në Instagram foton romantike duke u puthur me partnerin, teksa krahas saj shkroi: “21”.

Çifti u takuan me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “The Mexican”, ku dy vite mëvonë ata kurorëzuan dashurinë e tyrenëmartesë, më 4 korrik të vitit 2002.

Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, binjakët Phineas dhe Hazel 18-vjeç dhe Henry-n 16-vjeç.

Kujtojmë se Julia Roberts është një ndër aktoret më të dashura për publikun. Ajo u bë e njohur në vitet 1980 por kulmi i karrierës sësaj ishte në vitin 1990, kur ajo luajti së bashku me Richard Gere në hitin e madh “Pretty Ëoman”, duke e kthyer atë në një yll të kinemasë botërore.

© Panoramaplus.al