13 Shkurt, 2019

Festoi për 2 milionë ndjekësit, por “Instagram”-i i bën të papriturën Encës


Festoi për 2 milionë ndjekësit, por “Instagram”-i i bën të papriturën Encës

Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Enca Haxhia festoi për 2 milionë ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”.

Për këtë arsye, ajo vendosi që t’u kërkonte fansave të saj t’i tregonin momentin që i kanë bërë follow për herë të parë.

Mesazhet ishin të shumta dhe Enca i publikoi në “Instastory”-n e saj. Madje ajo zbuloi se kishte marrë dhuratë edhe lule me rastin se ishte e para shqiptare që bëri 2 milionë ndjekës në “Instagram”.

Por mëngjesin e sotëm shifrat kanë ndryshuar. Ajo sot numëron 1.9 milionë ndjekës, pasi shumë prej tyre janë larguar duke qenë se mbrëmë “Instagram”-i ka fshirë të gjitha profilet false.

Lidhur me këtë veprim të rrjetit social, shumë prej personazheve të njohur kanë reaguar ditën e sotme nëpërmjet postimeve. Ata e kanë quajtur këtë “operacion fshesa” si më të duhurin që “Instagram” ka bërë ndonjëherë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al