28 Shkurt, 2019

Festoi ditëlindjen, ja pamjet nga super festa e Aurela Hoxhës në Barcelonë (FOTO)


Ajo është padyshim një ndër personazhet e cila ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave me pamjen dhe jetën e saj private.

Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën, për të cilën dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë. Modelja ka festuar ditëlindjen.

Miq dhe të afërm kanë uruar Aurelën me rastin e ditëlindjes dhe ajo i ka publikuar në “Instastory”.

Ndërkohë në mbrëmje ajo ka vendosur të organizojë një festë ku ka mbledhur të gjithë miqtë e saj.

Nga postimet e ndryshme në “Instagram” vihet re se Aurela ndodhet në një lokal në Barcelonë, duke u argëtuar me miqtë. E veshur me një fustan të bardh, modelja e njohur është filmuar teksa ka fryrë qirinjtë e tortës dhe teksa ka qenë duke kërcyer dhe duke shijuar pa fund festën.

© Panoramaplus.al