12 Korrik, 2019

Festivali  “Vox  Baroque Albania”, ja VIP-at që ishin të pranishëm (FOTO)


“Vox Baroque Albania” është Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke. Ky mbetet një ndër aktivitetet e vetme në llojin e tij dhe ndër më të veçantët në skenë muzikore klasike në Shqipëri.

Vox Baroque Albania

E pikërisht mbrëmjen e djeshme, u mbajt në oborrin mbretëror të Princit Leka edicioni i gjashtë i këtij festivali, ku artistë të talentuar dhuruan spektakël. Ndërkohë të ftuar në këtë event ishin personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit dhe politikës.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se e pranishme ishte ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, artistja e njohur Yllka Mujo, sopranoja e njohur Inva Mula së bashku me bashkëshortin e saj.

Vox Baroque Albania1

Elia Zaharia, bashkëshortja e Princit Leka, shprehet se ky festival është një prezantim i Shqipërisë dhe potencialit të pashtershëm njerëzor, turistik dhe natyror. Gjithashtu Zaharia zbulon se të pranishëm ishin edhe disa nga familjet më të mëdha aristokrate dhe industrialiste gjermane, austriake dhe zvicerane.

elia zaharia1

“Një prezantim i Shqipërisë sonë te bukur dhe potencialit te pashtershëm njerëzor, turistik, dhe natyror! Disa nga familjet më të mëdha aristokrate dhe industrialiste gjermane, austriake dhe zvicerane vizituan vendin tonë dhe për ne ishte kënaqësi e veçantë dhe privilegj ti mirëprisnim në një darkë gala në Pallatin Mbretëror dhe tu prezantonim këto vlera! Kam bindjen që gjithsecili prej tyre do të jetë një ambasador dashamirës ???? #visitalbania #blessedcountry”, shkruan Zaharia.

Ndërkohë nga ana tjetër, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila ishte e pranishme në këtë event, shprehet se ishte një mbrëmje e veçantë.

grida duma1

“Një mbrëmje e veçantë nën kujdesin e fisëm të Princit Leka dhe Elias, të cilët me mirëpritjen dhe fisnikërinë e tyre, surprizuan të ftuar nga familjet e mëdha të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës, ndërsa prezantuan Shqipërinë si një vend i bekuar! Falenderime të përzemërta për gjithçka bëjnë me dedikim për Shqipërinë si rrallëkush mund të bëjë!”, shkruan Grida Duma në “Facebook”.

Vox Baroque Albania1gridamimi kodheliInva mulagrida eliagrida dumagrida elia1

Vox Baroque Albania5Vox Baroque Albania4Vox Baroque Albania3Vox Baroque Albania2

© Panoramaplus.al