Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ishte mbrëmë e ftuar në Festivalin e Filmit në Venecia, një event i rëndësishëm ku personazhe të famshëm parakalojnë në tapetin e kuq.

Klaudia u shfaq mjaft elegante në tapetin e kuq, me një fustan të zi, të ngushtë që i tregonte format perfekte.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga ky event, ku bie në sy gjithashtu edhe make-up natyral si dhe disa bizhu diamanti.

Aktualisht Pepa jeton në Itali, aty ku ka nisur edhe karrierën e saj si balerinë.


