Dalin emrat e këngëtarëve që kane konkurruar dhe janë pranuar në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së këtë herë do të ketë për regjizore Vera Grabockën e drejtuese Alketa Vejsiun, por nuk kanë nxjerrë akoma të dhëna të plota për mënyrën sesi do të organizohet eventi kryesor prej miliona lekësh në ekranin shtetëror të shqiptarëve.
Vera Grabocka rikthehet si regjizore e festivalit të 58-të të këngës në RTSH pas 25 vitesh. Kontakti i fundit si regjizore e këtij eventi të rëndësishëm ka qenë në vitin 1994, ku ajo dhe Mishel Kociu kanë qenë bashkëregjizorë të këtij festivali.
Që këtu do të dali edhe fituesi i Eurovizionit dhe duket se gara nuk do të ketë surpriza po të shohim emrat që kanë dorëzuar materialet apo janë vendosur për të konkurruar në festival, raporton newsbomb.al.
Bojken Lako
Devis Xherahu
Genc Tukiqi
Valon Shehu
Wendy Mancaku
Genti Deda
Kanita Suma
Olta Boka
Arilena Ara
Kamela Islamaj
Renis Gjoka
Eugent Lito (GENA)
Eli Fara ft Stresi
Kastro Zizo
Alberie Hadergjonaj
Robert Berisha
Era Rusi
Aldo Bardhi
Elvana Gjata
Sara Bajraktari
Aurora Kapo
Tiri Gjoci
Nita Latifi
Algert Salaj
Arjeta Palushaj
Këta janë 25 konkurrentët që do të jenë pjesmarrës të festivalit të 57-të të Kënges në RTSH. Dhe duket se nuk ka shumë surpriza përsa kohë dyshja që do të tentojë të shkojë në Eurovizion do ndahet mes Elvana Gjatës dhe Arilena Arës.
Dhe duke marrë parasysh publicitetin e madh që po i bëhet Elvana Gjatës, mund të ndodhë që të jetë kjo këngëtarja që do të prekë eurovizionin.
Një parashikim nga një prej këngëtarëve, ardhur në Newsbomb.al, tregon se tani pa filluar festivali, renditja do të jetë e tillë:
- Elvana Gjata
- Era Rusi
- Arlilena Ara
- Olta Boka
- Wendi Mancaku
- Bojken Lako
- Tiri Gjoci
- Alberie Hadergjonaj
- Valon Shehu
- Kamela Islamaj
- Eli Fara & Stresi
- Kastro Zizo
- Kanita Suma
- Gena
- Robert Berisha
- Genti Deda
- Renis Gjoka
- Sara Bajraktari
- Genci Tukiqi
- Aldo Bardhi
- Aurora Kapo
- Nita Latifi
- Arjeta Palushaj
- Devis Xherahu
- Algert Salaj

