Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka vendosur që të ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale, momentet më të bukura që kalon me djalin e saj, Jon.

E nuk bëhet fjalë vetëm për ditëlindjen, por edhe rastin kur Jonit i del dhëmbi i parë për shembull.

Ditën e sotme, Adelina ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të një torte me emrin Jon dhe disa biskota në formë dhëmbi.

Kështu ajo ka treguar se ka festuar për daljen e dhëmbit të parë. “Më doli dhëmbi i parë”, shkruan këngëtarja në foton e publikuar.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
