Festa e Birrës ka mbyllur siparin edhe për këtë vit, duke shënuar padyshim një nga eventet më të pëlqyera dhe ndjekur nga shqiptarët, por edhe nga turistët që udhëtuan drejt Korçës për të marrë pjesë në netët festive. E natyrisht që ku ka festë ka edhe “Birra Korça”. Birra simbol i qytetit shoqëroi netët magjike të gjithë të pranishmit, duke e bërë edhe më elektrizuese këtë festë.

“Birra Korça” padyshim ishte edhe zgjedhja e VIP-ave në këtë festë, që nën shoqërinë e miqve dhe të atmosferës së mirë, nuk e lëshuan “Birra Korça” nga duart.
Drita Ziri, “Miss Shqipëria” 2022, ishte njëra nga bukuroshet që ka shijuar birrën përgjatë gjithë mbrëmjes, madje si shihet edhe në foto, ajo ka vendosur ta marrë me vete edhe në mini-setin fotografik që realizoi. Edhe aktori Marin Orhanasi ka shijuar Festën e Birrës nën shoqërinë e miqve.

Ashtu si duket edhe nga fotot, aktori i njohur, ka festuar nën shoqërinë e “Birra Korçës”, duke i bërë mbrëmjet edhe më pëerfekte. Kur flasim për birrën simbol të qytetit, natyrisht që nuk do të mungonte as në tavolinën e kryebashkiakut Sotiraq Filo. Përgjatë të gjithë mbrëmjeve festive, ai ka qenë në shesh me miqtë dhe familjarët e tij, duke shijuar atmosferën.

Në tavolinën e tij, “Birra Korça” ka qenë e preferuara e të gjithëve. Mijëra qytetarë ishin pjesë e netëve festive për të shijuar spektaklin dhe kryefjalën e kësaj mbrëmje “Birrën Korça”. Qytetarë të Korçës, turistë vendas e të huaj festuan me birrën e parë shqiptare, duke konfirmuar edhe një herë një histori të suksesshme të traditës që vijon që prej vitit 1928. 12 stenda të “Birrës Korça” dhe një staf i angazhuar për shërbim cilësor e të shpejtë, ofruan shijen e pakrahasueshme të birrës së freskët për konsumatorët, të cilët dinë ta vlerësojnë cilësinë e kësaj birre plot histori.
Krahas terminalit të autobusëve, Festa e Birrës ka dhe një pol tjetër të rëndësishëm ku u festua, siç është Shtëpia e Birrës së parë shqiptare, pranë fabrikës së prodhimit të birrës, ku qytetarë e vizitorë të panumërt shijuan birrën e freskët me çmim promocional, gatimet tradicionale dhe muzikë “live” me serenata mes peizazhit piktoresk dhe ajrit të pastër.Pjesëmarrësit e shumtë përjetuan net elektrizuese në Korçë. Shija e pa krahasueshme e “Birrës Korça” dhe tingujt e muzikës së bashku me atmosferën e jashtëzakonshme mblodhën mijëra njerëz gjatë 5 netëve të Festës së Birrës në qytetin juglindor. Gotat me “Birrën Korça”, që mbusheshin e rimbusheshin ishin në çdo dorë për të shijuar plotësisht atmosferën magjike.

Birra e parë shqiptare, simboli i qytetit, mbetet mikpritësja më e dashur në festën verore me të madhe në Shqipëri. Gjatë këtyre netëve festive, ishte muzika me e mirë interpretuar nga yjet e viteve ‘90, grupet “La Bouche” apo “No Mercy”, por edhe zërat shqiptarë Elvana Gjata apo vëllezërit Stefi deri tej ajo greke, Dhespina Vandi. Festivali u themelua në vitin 2007 dhe përgjatë këtyre viteve ka tërhequr pa fund vizitorë. Fuqi, gota birre, qofte dhe kërnacka, ky është refreni i festës, ku ylli i festës është sigurisht, birra.
Ky është argëtimi që vjen nga Festa e Birrës. Tashmë çdo vit, te “Pazari i Vjetër”, por edhe te sheshi para stadiumit, shihen me qindra tavolina druri dhe çadra të bardha, nga ku çdokush merr ndjesinë e një ekskursioni në ajër të pastër. Pjesëmarrësit, gjithashtu, dëgjojnë muzikë të mirë tradicionale dhe të kërcejnë dorë përdorë me të panjohur. Ose mund t’u bashkohen zërit të qindra të tjerëve në serenatat korçare apo të dëgjojnë timbrin e kitarës në lojën e grupeve performues.
E gjitha kjo është shumë frymëzuese për mbrëmjet e nxehta të gushtit. Dhe për familjet me fëmijë kjo festë ka paramenduar gjithçka. Një kënd i veçantë, larg alkoolit, me lojëra zbavitëse dhe animatorë në dispozicion, ku prindërit mund të zbaviten me fëmijët e tyre, me animacione dhe lojëra gjithëpërfshirëse. Përtej birrës, “Festa e Birrës” është gjithashtu një mundësi për të gjithë turistët që të shëtisin e të ndalojnë në disa atraksionet kryesore të qytetit.


