Beniada fitoi simpatinë e gjithë publikut të saj, gjatë 136 ditëve në shtëpinë e Big Brother. Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e para nga katër finalistët që la shtëpinë, duke marrë me vete të gjithë eksperiencën e fituar, por edhe një projekt televiziv, ku ajo do të jetë pjesë.

Pas festës ku të gjithë ishin present, Beniada është rikthyer tek familja e saj. Nëpërmjet një videoje në Instagram, ajo zbuloi se kishte kaluar natën në Durrës, pranë hallës së saj. “Përshëndetje, mirëmëngjes. Unë jam te shtëpia e hallës në Durrës. Dua të bëj një falenderim të gjithë njerëzit që na kanë suportuar. Sa mora telefonin në dorë, por do të mundohemi avash avash të shikoj të gjitha gjërat që keni shkruar për mua.
Kjo video është për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur. Ju dua pafund, do të mundohem të jem sa më aktive në Instagram, t’ju përgjigjem të gjithëve. Faleminderit me gjithë zemër. Ju nuk mund të imagjinoni sa na keni ndihmuar me mesazhet që na keni dërguar brenda shtëpisë. Ju dua pafund”, shprehet modelja nëpërmjet disa “Insta Story-ve”.
© Panoramaplus.al

