Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj, i është përgjigjur kritikave të blogeres dhe gazetares Zhaklin Lekatari në rrjetet sociale.

Duket se Shqipja nuk i ka marrë aspak mirë kritikat e Zhaklinës, pasi në reagimin e saj në Instagram shfaqet shumë e revoltuar.
Duke e etiketuar Zhaklinën si eksperte/aktiviste e s*ksit, Shqipja, shkruan se ajo nuk ka etikë dhe kulturë për të bërë moral. Në reagimin e saj ish-konkurrentja e Për’puthen nuk i kursen ofendimet.
REAGIMI I PLOTË:
Flet ekspertja e s*ksit që nuk di a ka lexuar libra apo ka kalëruar shumë. Vetëm ti moj mjerushe nuk ke etikë as kulturë për të bërë moral dhe veç kësaj nuk ke as tru për të kapur thelbin e asaj që unë kam thënë.
Ajo ka qenë e gjitha një “ironizim” ii mi sepse kudo ka shtëpi publike dhe përdhunimet ndodhin, por ti aktivistja e “s*ksit” fry tullumbace dhe na trego si përdoren duart, se vetëm për kaq je e mirë. Përpara se të flasësh për mua duhet të ma lëpish kep nga posht se nga lart e bën pis.
Nuk mund të jetë një femër p*rvervse si puna jote që ka shkrirë çdo fantazi, mbështetëse e të miturve që dhunohen, sepse as si imazh nuk vlen, e jo më për inkurajim që je zero.

Më tej ajo ka publikuar edhe një mesazh që ka marrë nga një ndjekëse, e cila mes të tjerash shkruan: “Ajo (Zhaku) më ka thënë që je katunare se je e virgjër, sipas saj të jesh qytetare duhet të bësh s*ks me dy-tre persona.”
Krahas mesazhit të ndjekëses, Shqipja shpërthen sërish në ofendime duke shkruar: “Ku je ti aktiviste pasive. Llumi i shoqëisë. Lëri gocat rehat dhe mos i rrit para kohe me këto këshilla o femër e qelbur.”

Si nisi përplasja mes Zhaklin Lekatarit dhe Shqipe Hysenjat?
Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj, reagoi në një video në rrjetin social TikTok për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila nuk u prit mirë nga blogerja Zhaklin Lekatari. Shqipja shprehet gjatë videos se sipas saj duhet të hapen shtëpitë publike për “këto meshkujt të pafytyrë.”
“Zakonisht nuk e kam në natyrë që të tërheq fjalët e mia, por dikur kam thënë që nuk do doja që të hapeshin shtëpitë publike për arsye që njerëzit të martoheshin, të ndërtonin familjet e tyre. Por sot me këto rastet ku një vajzë përdhunohet, dhunohet, që është edhe e mitur për më tepër, jam shumë pro që të hapen shtëpitë publike për kto meshkuj të pafytyrë, për këta që thjesht janë meshkuj. Nuk kanë as edukatë as norma as asgjë.” shprehet mes të tjerash, ish-konkurrentja e Për’puthen.
Pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale, blogerja Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të ashpër në profilin e saj në Instagram duke ripublikuar videon e Shqipe Hysenajt.
“Ka ardhur koha të mbyllësh gojën”– shkruan ajo duke shtuar: “E të mos normalizosh dhunën për punonjëset seksuale. Ka ardhur koha të kuptosh që mungesa e kulturës nuk zëvendësohet nga rritja e marrëdhënieve seksuale. Qepe gojën!!!”


