21 Korrik, 2022

“F*ck Babarecords”/ Noizy u këndon diss-in rivalëve të përjetshëm në ‘shtëpinë’ e tyre


Të gjithëve u ka bërë përshtypje fakti që Noizy kohët e fundit ka bërë paqe me shumë personazhe me të cilët ka patur konflikte dhe përplasje, duke lënë pas historitë e të kaluarës. Megjithatë, nuk e dimë nëse ndonjëherë do ulen gjakërat mes tij dhe Ghetto Geasy apo ish-pjesëtarëve të grupit të tij ‘Babastars’.

Për gati dy dekada Babastars dhe OTR(grupi i Noizyt) kanë qenë në konkurrencë të vazhdueshme dhe shpesh kanë patur edhe konflikte fizike e sherre të mëdha. Viteve të fundit ata nuk janë përplasur më me njëri-tjetrin, ndonëse Noizy këndon ende në koncertet e tij një nga këngët më të vjetra “Jena mbretër”, që është diss për ‘Babastars’, të quajtur ‘Babarecords’ gjatë kohës së publikimit të këngës.

Mes të tjerash në tekstin e këngës thuhet: “Na jena mbretër, kryesorët e natës. F*CK BABA RECORDS“. Dhe kështu ka bërë edhe në koncertin e fundit të mbajtur në një club ku njëri nga pronarët është menaxheri i ‘Babastars’ Dekorim Sahiti, i cili është po ashtu vëllai i stilistit Valdrin Sahiti.

Në rrjetet sociale videoja është publikuar me shpejtësi dhe po bënë xhiron e rrjetit me ndjekësit që interpretojnë se Noizy i ka bërë diss ‘Babastars’ në shtëpinë e tyre.

Së fundmi Noizy bëri paqe me Top Channel, duke thënë se është rritur dhe ka vendosur të lejë pas energjinë negative duke u fokusuar te gjërat e mëdha. “Ideja është që jemi rritur dhe 6 vite nuk janë as shumë as pak, duhet të bëjmë gjëra të bukura dhe pozitive me energji të pastër. Kjo nuk mund të ndodhë nëse mbajmë hatërmbetje dhe nëse e mbajmë mendjen tek e kaluara. Unë jam këtu për të bërë gjëra të mëdha dhe këto bëhen vetëm duke bashkuar forcat dhe duke e lënë mbrapa negativitetin dhe të keqen. Kështu që mendova: u bë çfarë u bë, faji mbetet jetim dhe nuk jam këtu për të fajësuar askënd. Faji mbetet jetim. Ideja është që të ecim përpara dhe të hapim një epokë të re.”– u shpreh në fjalën e tij Rigels Rajku, siç quhet në të vërtetë artisti.

Ky reflektim i Noizyt duket se është bërë jo vetëm në marrëdhënie me televizionin në fjalë, por edhe me shumë persona me të cilët ka patur konflikte, siç është Stresi apo edhe Rozana Radi. Për këtë ai tha: “I kemi bërë edhe disa vite, unë gëzoj 35 vjet dhe nuk ka gjë më të mirë që kur e mbyll rrugëtimin tënd si nga ana artistike por edhe në jetë. Kur kemi mundësi pse mos të gëzojmë dashuri dhe mbështetje, sidomos nga njerëz që dikur kemi qenë okej. Është koha që të ecim përpara dhe kur e kemi në dorë që të bëjmë gjëra të mira pse jo. Preferoj dashurinë dhe respektin para urrejtjes 100% gjatë gjithë ditës. Besoj që ka të bëjë dhe mosha.”

© Panoramaplus.al