18 Tetor, 2018

Fatma Methasani flet për herë të parë për lidhjen me Alfion, ja sa vite kanë bashkë


Moderatorja e emisionit “Fun Day”, Fatma Methasani ka folur për herë të parë për historinë e dashurisë me shefin e kuzhinës Alfio Rrotani.

Fatma ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku moderatorja Bieta Sulo e përballi atë me një insert ku ajo betohej se nuk kishte të dashur.

Lidhur me këtë, ajo u shpreh se e ka mohuar disa herë lidhjen në media, pasi preferonte ta shijonte pa shumë vëmendje. Gjithashtu Fatma tregoi se në muajin nëntor, ata festojnë përvjetorin e dytë të lidhjes.

Gjatë intervistës, Fatma zbuloi edhe një histori të sajën me Alfion. “Më ka ndodhur njëherë që e kishte gjithë kohën vëmendjen tek unë dhe unë u impostova. E më pas më tregoi se po mendonte nëse nishani im ishte me sipërfaqe apo pa sipërfaqe. Mendova se do të ishte një moment romantik, por…” – tregoi plot humor Fatma.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al