16 Maj, 2019

Fatma i tregon Alfios si do të duket fëmija i tyre i ardhshëm: Nëse je kurioz… (FOTO)


Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, janë një ndër çiftet më të komentuar e të pëlqyer në showbiz-in shqiptar.

Dyshja herë pas here publikojnë në profilet e tyre në “Instagram” foto ku shfaqen bashkë dhe i dedikojnë fjalë të ëmbla njëri-tjetrit.

Por ditën e sotme, Fatma ka publikuar një foto në “Instastory” ku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Për realizimin e fotos, moderatorja ka përdorur një filtër të rrjetit social “Snapchat”, që të tregon një version tëndin në moshë më të vogël. Këtë foto ajo e ka ndarë me fansat e saj, teksa i ka bërë tagg edhe Alfios, duke i treguar se si do të jetë vajza e tyre e ardhshme.

“Nëse je kurioz si do na dalë goca”, shkruan Fatma në foto, teksa ka shtuar një emoji zemre dhe një që qesh me lot.

 

© Panoramaplus.al