U bë publik pak kohë më parë që moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti nuk kishte publikuar me parë foto ku Fatmës i duket barku i rrumbullakosur. Por sot, në ditëlindjen e Fatmës, Alfio ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të veçantë të shoqëruar me një urim të ëmbël për të dashurën e tij.

Ai ka publikuar foto të të dyve ku moderatores i duket barku dhe e ka uruar:
“Sot ka ditëlindjen zemra ime e vogël e kuqe. Faleminderit që më mëson çdo ditë e më shumë çfarë është dashuria e vërtetë!! Faleminderit që më bën të ndjehem në shtëpi kudo që jam me ty!!”
Foto ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.



