Disa ditë më parë, reperi i njohue Fero Fera njoftoi fansat e tij se kishte vendosur të largohet përfundimisht nga uzika pasi tashmë ai i është përkushtuar fesë Islame.

Përmes një deklarate të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, artisti u shpreh se ishtei penduar për muzikën që kishtë bërë, ndërsa i kërkoi fansave të tij që të mos e dëgjojnë më muzikën e tij.
Deklarata e plotë:
“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall.
Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit
E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani”

E pas këtij vendimit të artistit, ka ardhur dhe reagimi i profesorit të njohur nga Prishtina, Blerim Latifi. Me anë rënjë postimi në Facebook, ai shprehet se ky vendim i reperit është një fatkeqësi:
“Nuk ka asnjë befasi kur një ri, analfabet, i rritur keq dhe delikuent përfundon në kthetrrat e fanatizmit fetar. Të tillëe janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”.

© Panoramaplus.al

