22 Korrik, 2021

Fation Kuqari s’pyet për rregulla, publikon videon duke ecur me makinën luksoze me shpejtësi 215 km/h


Shpejtësia e lartë është kthyer në burim aksidentesh tragjike në vendin tonë.

Pavarësisht apeleve ndaj shoferëve për të ecur me shpejtësi, duket se fjalët kanë shkuar në “vesh të shurdhër”.

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ka filmuar veten e tij duke ecur me makinën tip “Audi” me një shpejtësi prej 215 km/.

Dhe këto pamje i ka ndarë pa problem me 414 mijë ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar se “s’pyet për rregulla”.

Kujtojmë që shpejtësia e lartë i mori jetën pak javë më parë 4 anëtarëve të një familje që ishin kthyer nga Greqia në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Ndërsa disa ditë më parë dy kosovarë u kapën mat nga policia duke bërë gara me makina luksoze në by-passin e Vlorës.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al