Mes personazheve VIP që kanë marrë ftesë për tu bërë pjesë e lojës së “Big Brother VIP” ka qenë edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari. 26-vjeçari zbuloi sot se e ka refuzuar ftesën për një arsye të fortë.

Gjatë intervistës për “Goca dhe Gra”, Fationi tha: “Po, që tre muaj më parë (i është bërë ftesa). Nuk jam futur për arsye se duke njohur veten… je në një shtëpi, bashkëjeton me një shok edhe ka intriga, jo më… Nuk shkoj për tu zënë, por nuk dihet, nuk mund të parashikoj, jam tip që nuk rri dot në një vend dhe jam shumë emocional, në maksimum”.

Ndërkohë, para disa kohësh, në rrjet u aludua se Kuqari dhe Fifi, me të cilën bashkëpunoi dhe u bë pjesë e një videoklipi, kanë qenë të lidhur. Kur u pyet nëse kanë qenë bashkë, Fationi tha: “Asnjëherë, asnjë lloj gjëje përveç miqësisë”.
I pyetur nëse bën tifo për Fifin apo për dikë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Fationi tha: “Jam i sigurt që do fitojë Donaldi!”.


