
Një uebsajt i filmave porno në Japoni njoftoi se kishte publikuar falas 200 materiale për përdoruesit e faqes në internet me qëllim që “ditët e tyre të bëheshin më të bukura gjatë karantinimit për shkak të koronavirusit”, raporton Daily Star.
Kompania japoneze e prodhimit të filmave pornografikë lëshoi 200 klipe falas për përdoruesit nga 13 Marsi deri më 31 Mars pasi një numër i madh qytetarësh po qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Sidoqoftë, media lokale raporton se pak orë pas njoftimit uebsajti doli jashtë funksionit nga një “bum’ i madh klikimesh që rrëzuan serverat.
Sajti tani është rregulluar dhe po funksionon, ku përdoruesit duhet të regjistrohen si anëtar i faqes përpara se të mund të shkarkojnë 200 filmat, por mesa duket kompania nuk ishte përgatitur për këtë valë ë madhe klikimesh.
© Panoramaplus.al
