3 Gusht, 2019

Fansja thyen këmbën dhe shkak u bë… reperi i famshëm shqiptar (VIDEO)


Reperi i famshëm, Gashi, ka qenë mbrëmë i pranishëm në “Sunny Hill Festival” që u mbajt në Prishtinë.

E teksa ai e ka nisur mbarë këtë festival, një fanse e tij jo. Menjëherë sapo pa këngëtarin që mbërriti, vajza theu kyçin e këmbës nga gëzimi!

Nga videot e publikuara në rrjetet sociale vihet re se incidenti ndodhi në prani të këngëtarit, i cili ndoqi i shqetësuar rastin në mesin e publikut.

Vajza më pas u mor nga të afërmit e saj, në gjendje të pamundur për të ecur. Nuk dihet se si ndodhi e gjithë kjo, por thuhet se ishte efekti i reperit shqiptar.

Gashi do të këndojë sot në ditën e dytë të festivalit Sunny Hill së bashku me një grup të madh artistësh të tjerë nga Shqipëria e Kosova.

© Panoramaplus.al