Ndarja e dy këngëtarëve të njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu bëri mjaft bujë në media, si dhe u komentua gjatë nga fansat e tyre.

Pasi doli nëpër media se çifti i kishte dhënë fund fejesës, ishte vetë Seldi ai që i konfirmoi këto lajme në spektaklin e kërcimit, “Dance with me” ku është konkurrent këtë vit.
E pikërisht në një video nga “Dance with me” ku në të shfaqet me Anjeza Majën, ka bërë që Seldin një fanse ta ironizojë duke i shkruar se po mundohet të tregojë që po nxjerr vajza në “Instagram”.

Më pas ndjekësja e vazhdon komentin duke komplimentuar Mimoza Shkodrën dhe duke sharë Seldin që e quan “kastravec”.
Ky koment nuk i ka kaluar këngëtarit, i cili nuk ka duruar dhe i është kthyer fanses me këto fjalë: “O injorante e kam shum kollaj me tbo block por po tjap 1 keshill….. shif punet e tuja shpin tate dhe pastroje shpirtin e zi se mbake shum er tkeqe!”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
